Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për medie ka njoftuar se pas reshjeve të shiut në Kosovë ditëve të fundit, ka pasur ngritje të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët, pas reshjeve të dendura të shiut në Kosovë, niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësorë të Batllavës ka pasur ngritje prej 1 metër dhe tash më e kemi – 4.06 metra nën kuotën maksimale, derisa në liqenin e Badovcit ngritje ka pas lehtësisht prej vetëm disa centimetrave dhe sot është – 5 metra nën kuotën maksimale”, thuhet në komunikatë.
KRU “Prishtina” ka siguruar konsumatorët që furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësia e tij bazuar në standardet e OBSH -së do të jenë në nivelin më të kënaqshëm ndonjëherë.
“Konsumatorët kanë obligim shpenzimin racional të ujit të pijshëm , sidomos në sezonin pranverë/ verë si dhe kryerjen e rregullt të obligimeve financiare ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet më tutje në njoftim.
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK