Në protestën e organizuar nga shoqatat “Nema predaje Kosova i Metohije” (“Nuk ka dorëzim të Kosovës”) dhe “Živimo za Srbiju” (“Jetojmë për Serbinë”), që u mbajt në Beograd, është kërkuar që Kosova të shpallet territor i pushtuar, përcjell agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Pjesëtarë të këtyre shoqatave pastaj kanë shkuar deri tek Ambasada e Malit të Zi për të protestuar kundër Ligjit për fetë, transmeton Koha.net.
Para Kuvendit të Serbisë ka filluar nënshkrimi i peticionit që të ndalohen organizata joqeveritare në Serbi, të cilat, kanë thënë protestuesit, po sillen si agjentë të huaj.
Kryetari i Shoqatës “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, Damnjan Knezheviq, në këtë protestë ka thënë: “Serbinë do ta çlirojmë pasi ta kthejmë ushtrinë e policinë serbe sipas Rezolutës 1244 në gjithë territorin e Kosovës dhe në kufi me Shqipërinë”.
Goran Zhivkoviq, për të cilin thuhet të ketë marrë pjesë në luftimet në Pashtrik, u ka thënë autoriteteve të tashme e të ardhshme serbe “që të mos nënshkruajnë që një pjesë e territorit qoftë dhe një milimetër t’iu jepet armiqve”.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...