Në protestë, sipas “Vestit”, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i serbëve që kanë shkuar edhe nga komuna tjera e janë tubuar në afërsi të urës së lumit Ibër.
Pjesëmarrës ishin edhe mantelbardhët, me të cilët ishte edhe drejtori i qendrës klinike të veriut, Milan Ivanoviq, të cilët po mbanin në duar pankarta si “Asociacioni, shpresa jonë”, “S’ka kthim prapa” dhe “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”, ndërsa është intonuar edhe himni serb.
Në skenë t pranishëm janë edhe udhëheqësit e Listës Serbe – Goran Rakiq, Milan Radoiçiq, Dalibor Jevtiq, Slavko Simiq, Nenad Rikalo, Igor Simiq dhe Srxhan Popoviq.
Kishte edhe forca policore të pranishme, por jo në numër të madh.
Lista Serbe mbrëmë kishte bërë thirrje tek qytetarët që t’u bashkohen në protestën pas, siç thonë, 2 mijë ditëve nga arritja e marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe “që në mënyrë të qartë dhe dinjitoze të dërgojmë porosinë se do të qëndrojmë dhe mbijetojmë në këto zona dhe nuk do të lejojmë që Asociacioni të mbetet në harresë dhe mos-veprimi i Prishtinës të jetë në rregull”.
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...