Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Për këtë ditë të veçantë, deputeti i Kuvendit të Kosovës që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka zgjedhur një fotografi interesante për ta uruar këtë ditë.
Selmanaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u ka uruar 7 marsin të gjithë mësuesve.
Fotografia që ka përzgjedhur Selmanaj është kujtim i vjetër nga vitet e 70-ta, ku ai ishte në klasën e dytë.
“Me këtë foto të vjetër të klasës sime të viteve 70-ta, kur ishim në klasën e dytë, të gjithë mësuesëve ua uroi Ditën e Mësuesit! Respekt pafund për mesuësën time, Mone Berisha dhe për shokët dhe shoqet e klasës!”, ka shkruar Selmanaj./Arbresh.info/

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...