Ta akuzuarit janë janë, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha ka munguar i cili sipas gjykatëses e ka njoftuar, Faik Fazliu që nuk ishte i pranishëm, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari.

Gjyqtarja Nushe Meta ka thënë se nuk janë krijuar kushtet për tu mbajtur seanca.
“Palëve prezent iu komunikua verbalisht që seanca të mbahet me 14 mars. Mbrojtësit e të pandehurit, Rrustem Berisha dhe avokatit të tij Agron Selimaj ftesa do t’i përsëritet. Po ashtu edhe të pandehurit Faik Fazliu do t’i përsëritet ftesa”, ka deklaruar ajo.
Prokurori i rastit, Valdet Gashi, ka thënë se nuk i kanë pranuar të gjithë ftesat.
“Do të bëjmë përpjëkje që ti pajisim prapë me shkresa”, ka thënë ai.
Avokati Arianit Koci ka thënë se klienti i tij Shkumbin Demalijaj nuk e ka pranuar ftesën.
“Ne e kemi marr shkresën, por pa ftesë. Unë e kam sjell pa ftesë”, ka thënë ai.
Të lartpërmendurit akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar, që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...