Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur rreth mundësisë së prishjes së qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme do të arrihet një marrëveshje për një Qeveri Teknike. Sipas Zekës jashtë kësaj qeverie do të mbesin AAK dhe Vetëvendosje.
“ Kjo marrëveshje do të bëhet që Shpend Ahmeti të behët kryeministër. Por mund të jetë edhe dikush nga LDK”.
Zeka ka thënë se pjesë e Qeverisë Teknike do të jenë PDK, LDK, PSD dhe NISMA.
“AAK dhe Vetëvendosje do të jenë jashtë kësaj qeveria. Pjesë e qeverisë do të jenë PDK, LDK, PSD dhe NISMA. Po ashtu do të jenë edhe AKR dhe Lista Serbe. Jashtë skenarit do të jenë Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti”.
Zeka në DPT te Fidani, në T7, ka treguar se krejt kjo çështje do të mund të kryhet brenda javës së ardhme.
“ Kjo punë është serioze. Ka pasur takime dhe biseda më njerëzit kryesor të këtyre partive”.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...