Gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët në vend kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona.
Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënje të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.
Luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me paisje dimërore konform ligjit në fuqi./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...