Inspektorët e tregut, kanë realizuar inspektime sa i përket verifikimit të emërtimit zyrtar në lidhje me produktet e Serbisë që janë të pranishme në tregun e Kosovës, e që si destinacion të parë kanë patur Shqipërinë dhe në ndërkohë të njejtat distribuohen në Kosovë ku në këtë mënyrë Serbia vazhdon të shmangë në disa produkte emërtimin “Republikë e Kosovës”, ose “Kosovë”.
“Që nga hyrja në fuqi e Urdhëresës së Ministrit të Tregëtisë dhe Industrisë dhe Vendimit të Qeverisë së Kosovës, inspektorët e tregut, kanë realizuar inspektime te operatorët ekonomikë të cilët veprojnë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku në veçanti është verifikuar nëse emri i shtetit tonë, është shkruar me emërtimin zyrtar”, thonë zyrtarë të MTI, për arbresh.info.
Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ndër të tjera theksoi se operatorët Ekonomik kanë qenë bashkëpunues në vendimin e Qeverisë.
“Konsiderojmë që edhe Operatorët Ekonomikë kanë qenë mjaft bashkëpunues dhe kanë respektuar në përpikëmëri Vendimin e Qeverisë, por inspektorët e tregut janë duke vazhduar me kontrollimin e produkteve dhe në rast se gjenden produkte që kanë mbishkrime në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë , të njëjtat do të sekuestrohen”, thonë në MTI.
Gjithashtu kjo ministri theksoi se Inspektorati i tregut ka bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, sa i përket produkteve të importuara që nëse nuk përmbushin kërkesat sipas vendimit të Qeverisë ato nuk mund të hyjnë në Kosovë.
“Inspektorati i Tregut është duke bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës dhe në çdo rast kur produktet e importuara nuk i përmbushin kërkesat sipas Vendimit të Qeverisë për të njëjtat importe zhvillohen procedura për mos lejim të hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”.
Ndërsa sa i përket rrethanave të krijuara pas vendosjes së taksës prej 100%, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikan të Kosovës, Arian Zeka, në një prononcim dhënë për portalin arbresh.info, tha se institucionet e Kosovës duhet të sigurohen për produktet që importohen.
“Institucionet pergjegjëse të Kosovës duhet të sigurohen që të gjitha produktet të cilat importohen në vend, parvarësisht vendit të origjinës, duhet të respektojnë emërtimin zyrtar të Kosovës, dhe të mos përmbajnë referenca që janë në kundërshtim me këtë vend”, ka thënë Arian Zeka për arbresh.info.
Gjithashtu, Zeka i bënë thirrje kompanive importuese se duhet të angazhohen që çdo emërtim jokushtetues i Kosovës të mos paraqitet në deklaracionin e mallit
“Kompanite importuese duhet të angazhohen me furnitoret e tyre, qoftë në vendin e origjinës, qoftë përmes ndërmjetësve potencialë, që asnjë emërtim jokushtetues i Kosovës të mos paraqitet në deklaracionin e mallit që ato importojnë në Kosovë”, ka shtuar në fund drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka.
Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar vendosi masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Që nga ajo kohë bashkësia ndërkombëtare ka bërë presion të vazhdueshëm tek autoritetet, duke për thirrje për heqjen e taksës./Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...