Drejtori i portalit Arbresh.info Rrahim Pacolli ka përgëzuar Policinë e Kosovës për vigjilencën e treguar.
Ai tha se me arrestimin e tetë çekëve u parandalua një provokim që ka mundur të sjellë shumë telashe.
Ky është shkrimi i tij
Përgëzoj Policinë e Kosovës për vigjilencën e treguar dje me rastin e kapjes së tetë çekëve që kishin planifikuar që gjatë ndeshjes e futbollit Kosovë-Çeki ta ngrinin një dronin mbi stadium ‘Fadil Vokrri’ me një flamur me mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Shkathtësia e treguar nga djemtë tanë është një sukses i madh i Policisë së Kosovës, pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe.
Veprimet e tilla që kanë për qëllim destabilizimin nuk duhet të tolerohen aspak.RrP
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...