KEDS-i ka rikthyer në gjithë vendin reduktimet e ashpra të energjisë elektrike, deri në 6 orë pa rrymë. Të premten Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia ka tërhequr vërejtjen Operatorit për Furnizim me Energji (KESCO) dhe atij për Distribuim të Energjisë (KEDS) për ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mosaplikim të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike.
Nga fillimi i javës qytetarët në gjithë vendin po përballen me reduktime të gjata të energjisë elektrike, ndonëse në vend temperaturat gjatë natës kanë rënë nën zero, shkruan Zëri
Të premten, por edhe ditët tjera KEDS-i ka aplikuar reduktime të energjisë deri në 6 orë. Por të premten përmes një komunikate për medie Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia ka tërhequr vërejtjen Operatorit për Furnizim me Energji (KESCO) dhe atij për Distribuim të Energjisë (KEDS) për ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mosaplikim të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në emër të mirëmbajtjes gjatë sezonit të dimrit, me përjashtim të mirëmbajtjeve të domosdoshme pa të cilat mund të rrezikohet sistemi ose siguria e furnizimit me energji elektrike.
“Gjatë procesit të vazhdueshëm të monitorimit të furnizimit me energji elektrike ZRRE-ja ka konstatuar se KESCO dhe KEDS-i janë duke aplikuar reduktime të ashpra të furnizimit me energji elektrike në shumë pjesë të vendit.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit