Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetë. Mjekët janë duke u përpjekur që të ja shpëtojnë jetën. Për këtë ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq.
Ai ka thënë se kërkon nga autoritetet që sa më shpejt t’i gjejnë sulmuesit, ngase sipas tij, Serbia nuk është vend i egër, por i përshtatshëm për të gjithë dhe askush nuk duhet të sulmojë dikë vetëm pse është shqiptar.
Vucic i cili sot është takuar me sekretarin e NATO’s, ka thënë se si mund të kërkojë nga Stoltenber për t’i mbrojtur serbët në Kosovë, nëse Serbia nuk është në gjendje të mbrojë dikë që jeton në Serbi.
“Ata së pari janë qytetarë të Serbisë, dhe tek pastaj shqiptarë. Unë kam kërkuar nga autoritetet që t’i gjejnë sa më parë sulmuesit. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të mbrojtur”, ka thënë Vucic.
Ai tha se Serbia është një vend që duhet të tërheq sa më shumë turistë të huaj, dhe kjo bëhet vetëm duke ofruar siguri. Dy të rijnët shqiptarë, të moshës 19 vjeç, janë sulmuar dhe rrahur brutalisht, vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...