Një javë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.
Në një reagim në faqen zyrtare të ambasadës së amerikës në Facebook, thuhet se ata do ta përcjellin për nga afër se si do të zgjidhet kjo situatë, duke specifikuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikanë që drejtohet nga Philip Kosnett.
Ambasada amerikane këtë herë ka lëshuar një reagim direkt për rastin e dorëhqejs së Haradinajt, pasi që javën e kaluar një ditë pasi ishte dorëhequr kreu i Qeverisë, kishte lëshuar një reagim ku bënte thirrje për vazhdimin e dialogut, ndërkohë nuk ishte marrë fare me aktin e dorëheqjes.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3482452148447582
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...