Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në veri do të jenë vetëm një farsë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se në rrethanat që ekzistojnë në veri është vështirë që të bëhet një organizim i mirë i zgjedhjeve.
Rashiqi ende nuk ka vendosur nëse partia e tij do të garojë në këto zgjedhje.
“Në këto rrethana do të jetë shumë vështirë që ndonjë parti apo ndonjë individ tjetër mund të bëjë fushatë që është në harmoni me demokracinë”, ka thënë Rashiqi.
Ai ka treguar se presioni që ua bënë Beogradi zyrtar kundërshtarëve politikë të Listës Serbe nuk është diçka e re.
Sipas Rashiqit, presione të tilla ka pasur prejse Aleksandër Vuçiqi ka ardhur në pushtet.
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut
AUV bllokon produktin ushqimor për fëmijë, kishte një substa...
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...