Në Raportin e Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme, më datë 23.08.2019, janë raportuar pesë raste për sulme fizike që i janë bërë grave.
Rastet kanë ndodhur në vende të ndryshme të Kosovës, siç janë Prishtinë, Prizren, Malishevë, Gjakovë dhe Mitrovicë.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, disa prej tyre kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Në Prishtinë rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt, ndërsa në Prizren me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Malishevë me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje, në Gjakovë, përkatësisht në fshatin Damjan, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe në Mitrovicë me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit