Ramush Haradinaj: S’do ketë Pan 2 ose Pan 3, ky është koalicion është shpresë për vendin

15:33 | 19 Gusht 2019
A Z
Ramush Haradinaj e ka quajtur shpresë për vendin koalicionin me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Sipas Haradinajt sot është krijuar boshti i fitores.

“Sot kemi përmbyllur një punë jo të lehtë. Kjo punë ka patur për bazë qëllimet programore të dy partive dhe kemi arritur të bashkohemi.

E falënderoj PSD-nër për besimin dhe strukturat e Aleancës për përkrahjen. Ishte PSD-ajo ajo që na ndihmoi për të mos dështuar votimi u Ushtrisë së Kosovës pas largimit të Listës Serbe.

E falënderoj tash për atëherë kryetarin Ahmeti. Nuk do të ketë PAN 2 ose PAN 3. Ne po krijojmë boshtin e fitores që do jetë shpresë për vendin” ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale