Qytetarët e Gjilanit flasin për qeverisjen e Lutfi Hazirit

08:31 | 10 Mars 2019
A Z

Është për të dytin mandatë më radhë në krye të Gjilanit. Më punën e Lutfi Hazirit deri tash nuk janë shumë të kënaqur qytetarët e Gjilanit. Sipas tyre ndonëse ka qenë korrekt dhe i drejtpërdrejt, një nga shqetësimet e banorëve në Anamoravë është mos përfundimi ende i Lumit Mirusha.

Në pyetjen se çka ka realizuar e çka jo kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mandatin e dytë qeverisës, pothuajse të gjithë qytetarët e anketuar njëzëri kanë paraqitur si problem mos përfundimin ende të Lumit Mirusha.

Lexoni më poshtë disa nga mendimet e qytetarëve për qeverisjen e Hazirit.

“Shumica e qytetarëve s’janë të kënaqur pasi që ka shumë projekte që jon nis dhe kanë mbetur gjysmë. Unë vi prej fshatit Hoq dhe shkolla ka nis që dy vite po su përfundua, fëmijët e ati fshati mësojnë në podrum të xhamisë, e dimrin e kanë kaluar edhe pa nxemje. Kur ardhshin prej shkolle krejt të mërdhi”.

“ Unë s’jam i kësaj komune por infrastruktura s’është mirë dhe nuk ka ndonjë ndryshim që sa e ka marr mandatin”.

“ Asnjë s’jon të kënaqur, por ski qa më be pasi që e kemi votua ”

“Janë disa projekte që nevojiten kohë dhe janë në proces siç është problemi më lumin Mirusha projekt ky që ka fillua po hala nuk ka përfundua. Dhe, pas përfundimit presim që me ndryshua pasi që ky lum ka qenë ndotësi më i madh i Komunës së Gjilanit. Kryetari i komunës ka ofrua bashkëpunim më shoqërinë civile dhe i hapur për bashkëpunim”.

“Njëra nga projektet që akoma nuk u realizua është Lumi Mirusha pasi që vetëm gjysma është përfundua, aty duhet të largohen ujërat e zeza. Gjysma ka përfundua, por me donacionet dhe premtimet që i ka bërë urojmë që t’i realizoj deri në fund të mandatit”.

Kujtojmë se Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është në mandatin e dytë duke qeverisur me Gjilanin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale