Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Sevdai Radogoshin për shkak të rrahjes së motrës së tij në maj të vitit 2016.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëdhënësi për informim i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.“I pandehuri S.R. është gjetur fajtor për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata në Gjakovë, ndërsa lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit”, tha Muçaj për Kallxo.com.
Qumili akuzohet së në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje me motrën e tij, e përdorë forcën duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe duke e tërhequr për hunde, me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore motrës së tij.
Sipas aktakuzës fjalosja kishte ardhur pasi Qumili kishte kërkuar nga motra t’ia lironte shtëpinë.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?