Dy ambasadorët e Francës, njëri në Beograd dhe tjetri në Prishtinë, kanë takuar në Mitrovicë kryetarin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” Ardian Sylën, me të cilin kanë biseduar për gjendjen në “Trepçë”, në veri dhe në jug. Ata kanë ofruar mbështetje për ngritjen e “Trepçës”, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Gjendja në gjigantin ekonomik kosovar “Trepça” vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas funksionalizimit të Bordit Mbikëqyrës. Prodhimi vazhdon të jetë i nivelit të ulët, ndonëse punëtorët kryejnë punën rregullisht. Miratimi i Ligjit për “Trepçën” para dy vjetëve nuk i ka ndihmuar fare Ndërmarrjes, sepse janë bërë vonesa me formimin e Bordit Mbikëqyrës, ndërsa nuk është miratuar as statuti dhe as nuk është regjistruar Ndërmarrja.
Gjithçka pritet të nisë për së mbari kur të miratohet statuti i “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës, për hartimin e të cilit janë formuar dy komisione, njëri për vlerësimin e aseteve që janë në pronësi të “Trepçës” dhe komisioni tjetër që do të ofrojë zgjidhje për çështje sociale të punëtorëve. Këto dy komisione tanimë kanë filluar dhe janë në përfundim të punës dhe pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës. E gjithë kjo punë ka marrë tre muaj kohë, sipas marrëveshjes së Bordit të “Trepçës”, sindikalistëve dhe Qeverisë/Zëri/
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën