Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një letër dërguar mediave ka njoftuar për anulimin e takimit të liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev në fillim të javës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Arsyetimi i Qeverisë është se ata nuk pranojnë ultimatume nga Mickoski dhe nga asnjë tjetër politikan në vend.
“Qeveria refuzon të pranojë ultimatume nga kryetari i papërgjegjshëm i OBRM-PDUKM-së i cili mbrojtjen e kriminelëve e ve para interesave shtetërore. Për fat të keq ai nuk ka pranuar të vijë për të folur për zhvillimin e vendit duke bërë ndryshime të ligjeve që janë për qytetarët e vendit” thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Përndryshe pjesmarrjen në takimin e liderëve më herët e kishin konfirmuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe i ASH-së, Ziadin Sela. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...