Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie me mospagesën prej katër për qind të rritjes së pagave për punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit.
Edhe sot SPSPK ka kërkuar që Komuna e Prishtinës, gjegjësisht kryetari Shpend Ahmeti të mbajë fjalën e dhënë për të paguar 4% e rritjes së pagës që iu është thënë që nga muaji janar, raporton arbresh.info.

Jusuf Azemi nga kjo sindikatë ka thënë se nëse nuk zbatohen kërkesat do të futen në një grevë të përgjithshme.
“Që nga sot do të caktojmë datën për një grevë të përgjithshme, për shkak se kryetari premton dhe nuk e mban fjalën”, tha Azemi.

Ata kërkojnë që t’iu paguhen paga me 4 % rritje në sektorin publik nga 1 janari 2018. Sipas tyre, ka neglizhencë nga ana e Komunës së Prishtinës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës, sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.

Kujtojmë se punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, punëtorët e sigurimit dhe të QMF-ve do të jenë pjesë e kësaj proteste./Arbresh.info/
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...