Publikohet raporti për lexueshmërinë në shkollat fillore të Prishtinës

08:13 | 14 Qershor 2019
A Z

Sot do të publikohet raporti hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”.

Raporti sjellë të dhëna mbi nivelin e leximit dhe shprehitë e fëmijëve në raport me librin dhe faktorët ndikues në këtë gjendje.

Përmes këtij publikimi do të kemi një pasqyrë të përgjithshme rreth lexueshmërisë në arsimin paraunversitar, niveli 1, 2 dhe 3, në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt i realizuar nga ETEA përkrahet financiarisht nga Komuna e Prishtinës dhe zhvillohet në partneritet me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” dhe Librarinë “Dukagjini” dhe mbahet në këtë të fundit prej orës 10:00.

Shpërndaje në rrjete sociale