Megjithatë, disa masa u morën, sikur ajo që ka të bëjë me ndalimin e shitjes së thëngjillit. Edhe importi i makinave më të vjetra se 10 vjet, u ndalua.
Por, ajri në Prishtinë, sipas një eksperti metereologjik, po ndotet për shkaqe tjera.
‘Faktori më kryesor është moti. Sipas metereologjisë janë dy faktorë që e shkaktojnë erën; ndryshimi i temperaturës dhe shtypjes së një vendi’, tha Tahirsylaj për Klan Kosovën.
Situata nuk do të ishte kështu nëse siç thotë Tahirsylaj shteti do të vepronte seriozisht.
‘Nuk është respektuar ligji i mjedisit, ligji i ajrit, ligjet për ujërat…’, shton ai.
Në komunë thonë se morën mësim nga më herët në lidhje me ndotjen.
Vendosja e një peme ekologjike në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ po konsiderohet si hapi i parë që do të pasohet me hapa tjerë.
Plan ambicioz për pastrim të ajrit po konsiderohet edhe ngrohja e prishtinasve me avull.
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se qytetarët duhet të mbrohen edhe vetë nga ndotja.
Një raport i mëhershëm i Bankës Botërore ka gjetur se në Kosovë çdo dhjetor vdes një qytetar si pasojë e ajrit të ndotur.
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...
Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...