Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2019. E zyrtarë nga Qeveria e Kosovës shprehen se kjo do të bëhet pasi deputetët të kthehen nga pushimet.
Në një prononcim për arbresh.info, Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjitha ligjet janë të gatshme dhe do përfundojnë sipas marrëveshjes.
“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Partin Socialdemokrate dhe besoj që ligjet janë të gatshme. Besoj se krejt do të kryhen sipas marrëveshjes, është e qartë dy palët janë marrë vesh, dhe unë besojë që me kohë të gjitha pikat e marrëveshjes do të implementohen. Po presim që deputetët të kthehen nga pushimet, atëherë do të ketë seancë ku do të votohet edhe buxheti, edhe ligji për dialog gjithashtu ligji për paga”, ka thënë Arifi.
Ndërsa, Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi tha se buxhetin do e votojnë edhe pse kërkesat që i kanë ndaj Qeverisë duan kohë deri në realizim e tyre.
“Kërkesat janë pranuar ne parim, por duan kohë deri në realizim. Dhe sigurisht që e votojmë buxhetin me kushtet tona”, përfundoi Kuçi.
Partia Socialdemokrate e negocioi votënn e tyre për buxhetin duke shtruar kërkesat që kanë të bëjnë me Ligjin për Pagat, Dialogun me Serbinë, Ligjin për Qeverinë, funksionalizimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë dhe të reduktohen skemat sociale në buxhetin e Kosovës./Arditë Zeka/arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë