Mijëra qytetarë serbë kanë dalë sot për të protestuar në rrugët e Beogradit kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.
Kjo ishte e shtuna e 22-të me radhë që rrugët e kryeqytetit serb u mbushën me protestues.
Si në të shumtën e rasteve as sot nuk munguan thirrjet për Kosovën.
Protestuesit e pyetën Vuçiqin se çka nënkupton plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën.
“Cili është plani yt për Kosovën, çka është ky delimitim i kufirit? Njerëzit duhet të dinë se çka është kjo. Me kë e ke ndarë atë plan? Dhe ti përsëri thua: Pasojat do të jenë të tmerrshme? Cilat janë këto pasoja”, u shpreh Branislav Leçiq nga Partia Progresiste serbe.
E kujtojmë se dje, presidenti serb, Aleksander Vuçiq deklaroi se plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën ka dështuar.
Protestat në Serbi po zhvillohen nën moton “Një në pesë milion”, teksa ka pasur raste edhe kur të njëjtat kanë përfunduar me incidente./Express/
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...