Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona. Një person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ dhe një person për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person me dyshimin e veprës penale ‘’Ngacmimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shantazhi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’./Arbresh.info/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik