Është prezantuar logoja e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Fehmi Mehmeti, udhëheqës i Ekipit zbatues për realizimin e agjendave shtetërore, informoi lidhur me përgatitjet që po bëhen për 20 vjetorin e ndërhyrjes se NATO-së në Kosovë, ku u prezantua edhe logoja.

Ai tha se logoja përbëhet nga dy elemente kryesore, numri 20 simbolizon 20 vjetorin ndërsa pëllumbi simbolizon paqen, raporton arbresh.info.
“Jemi sot këtu që të ju informojmë lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-së në Kosovë. Lidhur me agjendë janë dërguar ftesa për personalitete të larta ndërkombëtare dhe vendore dhe jemi në pritje të konfirmimeve. Deri me tani ka interes të madh për përcjelljen e këtij aktiviteti. Logoja është e përbërë nga dy elemente kryesore numri 20 simbolizon 20 vjetorin dhe pëllumbi simbolizon paqen”.

“Inspirimi kanë qenë po ashtu aeroplanët e NATO-s që mbushën qiellin e Kosovës. Ndërsa slogani paraqet të tërë sakrificën e heronjve të gjithë atyre që ndihmuan për lirinë tonë. Për lirin tonë do të punojnë çdo ditë më shumë. Në këtë përvjetor do të festojmë të gjithë së bashku”.
Gjithashtu ai tregoi që gjatë kësaj dite po të ketë edhe disa aktivitete.
“Aktivitetet kryesore që do të zhvillohen një tubimi qendrore që do mbahet ne ora 12 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Gjithashtu tubim madhështor me qytetarët e Republikës së Kosovës. Po ashtu do të organizohet një konferencë”, tha ai./Arbresh.info/
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë