Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dekoruar në ceremoni të ndara Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqipe.
Pasardhësin e familjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Loris Castriota Skanderbegun, presidenti Thaçi e ka falënderuar për mishërimin me vlerat, traditat, historinë shqiptare dhe angazhimin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këtyre vlerave.
Kurse, politikanit zviceran Reto Nausen i ka shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.
Ndërkaq, veprimtarin Gjon Berisha e ka falënderuar për përkrahjen e përhershme në diasporë për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trojet shqiptare, para dhe pas luftës.
Të dekoruarit e kanë falënderuar presidentin Thaçi për vlerësimin e aktiviteteve të tyre dhe për nderimin që po i bënë Republika e Kosovës./arbresh.info/



“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C