Presidenti austriak lobon që vendimi për vizat të merret deri në fund të vitit

16:03 | 23 Tetor 2018

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen, është pritur sot në një takim zyrtar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim është folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën presidenti austriak ka thënë se duhet të ndodhë sa më shpejtë.

Presidenti austriak ka thënë se do të ishte mirë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të ndodh përgjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së nga Austria.

Austria ka marrë kryesimin e BE-së nga 1 korriku i vitit 2018  dhe pritet ta përfundojë në fund të vitit, raporton Gazeta Express.

Këto deklarime të presidenti austriak vijnë edhe pas deklarime të zv.kancelarit austriak, Strache, i cili ka dalë kundër integrimit të Kosovës në BE dhe gjithashtu edhe kundër liberalizimit të vizave për kosovarët.

Gjithashtu ky qëndrim i presidentit va nder Bellen është edhe një përgjigje për deklarimet e rrejshme të Daçiq, kinse Austria është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale