Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka nxitur planet e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, tha për “Der Tagesspiegel” nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann Wadephul.
Në prag të samitit të organizuar nga Kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, me delegacione nga Prishtina e Beogradi, të udhëhequra nga presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, e përditshmja gjermane bisedoi me disa anëtarë të parlamentit, të cilët theksuan qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë sa i takon idesë së shkëmbimit të territoreve, përcjell tch.
Vuçiq dhe Thaçi kanë folur hapur mbi mundësinë e një skenari të tillë, të konsideruar një opsion për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Der Tagesspiegel” kujton se ka pasur fjalë që edhe Mogherini është e hapur ndaj një ideje të tillë, për të cilën Berlini zyrtar ka rezerva të forta.
“Nuk ekziston absolutisht asnjë garanci, se një ndryshim i kufijve apo një shkëmbim i territoreve do të kufizohej vetëm te Serbia dhe Kosova”, deklaroi Wadephul, sipas të cilit një lëvizje e tillë do të rindizte paqëndrueshmërinë dhe konfliktet etnike në Ballkanin Perëndimor, e nuk do të përjashtonte as gjasat e një konflikti ushtarak.
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...