Nën kërcënimin e armës disa persona kanë grabitur një sasi të hollash dhe disa pako cigare në pompën e derivateve “Apollonia” në rrugën “ish-Brigada” në dalje të qytetit të Podujevës.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bekim Bislimi nga stacioni policor i qytetit të Podujevës.
Ai thotë se grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur, dhe se Policia menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ndërkohë është mobilizuar pas grabitjeve të armatosura të cilat janë bërë të shpeshta.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë