Prokuroritë themelore në vend po i hetojnë mbi 60 raste për mosdeklarim ose për deklarim të rremë të pasurisë së zyrtarëve publikë, të cilat ua ka dorëzuar këtë vit Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.
Në mesin e zyrtarëve që po hetohen ka prokurorë, gjykatës, ambasadorë, anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike, asamblistë komunalë etj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Dy prokurorë, disa gjyqtarë, një ambasador i Kosovës, anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike dhe asamblistë komunalë janë duke u hetuar nga prokuroritë themelore në vend për mosdeklarim ose për deklarim të rremë të pasurisë.
Hetimet ndaj këtyre zyrtarëve të lartë publikë po zhvillohen pas dosjeve të dorëzuara nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Shtetit.
Shaip Havolli, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se gjatë këtij viti në Prokurori i kanë dorëzuar 60 raste që ndërlidhen me mosdeklarim ose me deklarim të rremë të pasurisë së zyrtarëve publikë
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...