Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, konkretisht fqinjësia dhe paqja mes këtyre dy vendeve vështirë se do të mund të kthehen në binarë.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në nivelin tekinik të këtyre negociatave, Edita Tahiri, thotë për arbresh.info se Platforma e Kosovës për Dialogun duhet të qartësojë ‘vijat e kuqe’, përfshirë rrezikun e prekjes së kufijëve. Ajo ka folur edhe për kohëzgjatjen dhe ekipin actual negociator e quan si jolegjitim.
“Dialogu i Brukselit gjatë këtij viti ka shkuar keq, sepse ka dal nga binarët e fqinjësise së mirë dhe paqës afatgjate mes dy shteteve si qëllim kryesor, dhenë vend të sajë kanë hyrë ide të rrezikshme e prekjes së kufijve, e cila nuk sjellë paqe por jostabilitet e luftëra të reja. Kosova i ka thënë jo idesë serbo-ruse së ndryshimit të kufijve dhe kjo ka bërë që faktori ndërkombëtar të shoh realitetin e qëndrimeve të qarta të Kosovës dhe popullit të sajë, pavarësisht se presidenti i Kosovës ka folur për këtë ide,” shprehet Tahiri.
Sipas saj, tani është koha të fokusohemi në përmbatjen e bisedimeve dhe se Platforma duhet të parcaktojë qartë mbrojtjen interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.
“Kjo Platformë duhet të ketë për bazë një marrëveshje për paqë e fqinjësi mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe e cila platformë ka vija të qarta të kuqe, ashtu siç i kemi pasur që nga vitit 2011 kur ka filluar ky dialog në Bruksel. Vija kryesore e kuqe është që të bëhet e qartë se tema e kufijve nuk pranohet si temë në dialog, dhe mbi këtë vijë të kuqe platforma duhet të përcaktoj se vetëm njohja reciproke mes dy shteteve, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra tjetrës, mund të sjellë një marrëveshje historike mes dy shteteve, që mbyll kapitullin e armiqësive dhe hap kapitullin e paqës, duke bërë që gjeneratat e reja e të dyja shteteve të mos trashëgojnë probleme ndërshtetërore nga e kaluara,” vlerëson Tahiri.
Ajo shton se platëforma duhet të përcaktojë edhe çështjen e minoritetit serb.
“Po ashtu, platforma duhet të përcaktoj se për minoritetin serb në Kosovë vlenë Plani i Ahtisaarit, që ka qenë një kompromis përtej çdo standardi ndërkombëtar, si dhe Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, ashtu siç përcaktohet ne Marrëveshjen e Brukselit të 2015 dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” shprehet Tahiri për arbresh.info.
Reparacionet e luftës, dhe një varg temash tjera përmend si pika tjera të rëndësishme që duhet të përfshihen në Platformën për Dialogun.
“Pikat tjera të Platformës duhet të jenë reparacionet e luftës , respektivisht dëmshpërblimet e luftës që Serbia ka obligim ti kompenzojë në bazë të drejtës ndërkombëtare, përfshirë këtu dëmet për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve, çështjen e të zhdukurve dhe dhunimet e mbi 20000 grave të Kosovës, pastaj kthimi i pensioneve, depozitave bankare, etj. Pastaj duhet të jetë tema e sukscesionit,” deklaron Tahiri derisa shtor se Kosova duhet ta marrë pjesën e vetë të pasurisë që i takon nga zhbërja e ish-Jugosllavisë, sepse ka qenë njëra nga tetë njësitë federale.
Po ashtu, duhet të përcaktohet qartë se Marrëveshja e arritur përmban zotimin se palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetrën në rrugën e integrimeve ndërkombëtare.
“Sipas një plaftorme të tillë, dhe duke krijuar një ekip uniteti për dialog, nëse është nevoja edhe përmes një Qeverie të unitetit, Kosova do të ketë pozicion të fuqishëm në dialog dhe marrëveshja e cila del do të jetë në funksion të paqes dhe fqinjësisë së mire.”
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, shton se përmbajtja e marrëveshjes finale me Serbinë është më e rëndësishme se kohëzgjatja.
“Kosova nuk duhet të fokusohet në data se kur duhet të arrihet marrëveshja, por duhet të fokusohet në përmbajtje pra se cfarë duhet të përmbajë marrëveshja. Kohët e fundit po vërej shumë energji po shpenzohet në data e afate, dhe mund tju them se afati për Kosovën është atëherë kur krijohen rrethanat për në marrëveshje që sjellë njohjen reciproke dhe atëherë kur Serbia bindet se ka ardhur koha që të paguaj për gjenocidin që ia ka bërë Kosovës, dhe këtë mund ta bëjë duke e njohur e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare përkatësisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi e cila vërtetoi se pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.”
Tahiri vlerëson se “pa një përfaqësim legjitim nga Kosova, sepse kjo përbërje e ekipit negociator nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm, nuk do të ishte mirë që Kosova ta vazhdojë këtë dialog”./Ardita Zeka/arbresh.info/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...