Në Komunën e Prishtinës sot është bërë përurimi edhe i një Qendre të Mjekësisë Familjare.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se ka përfunduar tashmë renovimi i QMF-së VI në lagjen Bregu i Diellit.

Ai ka falënderuar të gjithë që mundësuan kompletimin e renovimit të kësaj QMF-je, duke publikuar edhe fotografi të pamjes së re të kësaj qendre.
“Sot përuruam renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare VI në Breg të Diellit. Falënderoj të gjithë që mundësuan kompletimin e renovimeve në QMFtë e kryeqytetit për shërbime më të mira për qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.

Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...