Deputetët Glauk Konjufca e Ganimete Musliut kanë pasur një debat të ashpër, në lidhje për ligjin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.
Shefi i deputetëve të VV-së ka kërkuar nga Ganimete Musliu, Muharrem Nitaj që të kërkojnë falje që e kanë krahasuar Vetëvendosjen me Listën Serbe, shkruan Insajderi.
“Duhet të kërkoni falje për krahasimin që i keni bërë me Listën Serbe, se sot u demantua kjo me votën tonë”, tha Konjufca.
Por reagimi nga Ganimete Musliu ishte i ashpër dhe me tone të ashpra.
“Asnjëherë si bi pishman për atë që kom fol. Ka qenë dhe është turp që s’keni votu për kompleksin Adem Jashari”, deklaroi Musliu.
Por, Konjufca i kërkoi deputetës së PDK-së që të mos “sarrakuqet”.
“E para Gane s’ki nevojë mu sarrakuq. E dyta është se ne mund ta godasim njërin-tjetrin me çdo gjë, por jo me Adem Jasharin. Mos e keqpërdorni edhe Adem Jasharin”, deklaroi Glauk Konjufca.
Replika të ashpra për këtë temë, ka pasur edhe gjatë ditës ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe partive opozitare. /insajderi.com/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...