Përfaqësuesit e delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi pritet që më 8 janar të këtij viti të udhëtojnë për në Bruksel, ku do të takohen me ndërmjetësuesen e këtij procesi, Frederika Mogerini. Me këtë rast kryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur për “Zërin” se ky takim do të jetë vetëm konsultativ, shkruan sot Gazeta Zëri.
Pavarësisht se të martën e javës që vjen ekipi për dialogun do të qëndrojë në Bruksel, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të jetë pjesë e kësaj vizite. Zyrtarë të partive opozitare, të cilat po vazhdojnë ta kundërshtojnë dialogun, konsiderojnë se ky delegacion nuk do të sjellë kurrfarë rezultatesh. Rrjedhimisht, sipas tyre, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ndërkaq njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se pavarësisht takimeve që ekipi negociator do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së procesi i dialogut do të vazhdojë të ecë sikur deri më tash, duke u udhëhequr nga dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë, derisa nuk do të ketë takime mes dy krerëve të të dyja shteteve, siç shprehen ata, dialogu do të mbetet i pezulluar.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit