Lajmin e ka konfirmuar, Kristë Gjokaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë, por edhe pelegrinët serbë për mediat në Serbi.
“Heqim dorë nga vizita në Gjakovë sepse nuk dëshirojmë të futemi në një qark urrejtjeje e tensionesh. Nuk dëshirojmë ekses. Kësaj here serbët nuk janë të poshtëruar, janë të poshtëruara institucionet ndërkombëtare, institucionet e Prishtinës, organizatat joqeveritare, të cilat as pas 20 vjetësh nuk janë në gjendje t’iu sigurojnë serbëve që në Gjakovë, të qetë, me dinjitet, t’i shënojnë festën e pagëzimit, pashkët, krishtlindjet”, janë shprehur përfaqësues të pelegrinëve serbë, raporton RTS.
Nga mëngjesi në afërsi të Kishës Ortodokse kanë protestuar qytetarët e Gjakovës që kishin dalë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë. Protestuesit nuk iu besojnë deklaratave zyrtare dhe po vazhdojnë të qëndrojnë para Kishës.
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?