Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në t T7, ka deklaruar se shumë parti politike kanë tentuar që të fitojnë vota nga qytetarët e besimit islam, duke kandiduar persona fetarë në lista për deputetë e duke premtuar shami për vajzat në shkolla.
“Disa duke bërë premtime me shami e disa duke future persona të caktuar në lista” tha Kelemendi.
Ai shtoi se Partia Fjala asnjëherë nuk ka zhvilluar fushatë në baza fetare dhe se nuk kanë folur për tema fetare në fushata zgjedhore.
Madje Kelemendi akuzoi edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se me propozimin e Kurtit që vajzat të vendosin për shamitë në shkolla në moshën 16 vjeçare, tregon se ai nuk i njeh rregullat e fesë.
Ndërsa Kelmendi la të kuptohet se po flet për Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se parti të caktuara kanë vendosur në lista për kandidatë të deputetëve gra të mbuluara me shami vetëm për të fituar vota.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...