Pas pothuajse katër orëve ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator ku janë takuar për të diskutuar lidhur me platformën e dialogut. Tashmë kanë dalë nga takimi të gjithë liderët, raporton arbresh.info.
Mirëpo asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për mediat lidhur me atë se çfarë është diskutuar në këtë takim.
Një takim të ngjashëm kanë mbajtur edhe dje me krerët e Institucioneve.
Kujtojmë se presioni amerikan ndaj Kosovës për të hequr taksën prej 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake po vazhdon të rritet.
Zyrtarë të lartë shtetërorë amerikanë i kanë dërguar një letër qeverisë së Kosovës, ku bëjnë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër