Ministri Lekaj, thotë se më ketë po japin shembull se si duhet të mbrohet ambienti, raporton arbresh.info.
“Ne jemi këtu që të japim një shembull se si mbrohet ambienti. Ne sot bëmë një vendosje të peshqve në lumin ‘Lepenc’ për të dhënë shembull. Ne ja dorëzojmë në mbikëqyrje lumin Ministrit. Shpresoj që te mbajnë mirë”.
E Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, shprehet se gjatë çdo ndërtimi ka prishje të ambientit, por këtu kompania e ka bërë punën e saj duke e kthyer në gjendje të mëparshme lumin ‘Lepenc’.
“Është një moment i mirë të flasim për mjedisin. Gjatë ndërtimeve të autostradave ka prishje të ambientit. Por jemi duke punuar të ndreqim. Këtu lumi ka qenë i degraduar, por ne si ministri së bashku me kompaninë që e ndërton autostradën jemi munduar ta kthejmë Lumin në gjendje të rregullt. Gjendja është riparuar në këtë lum. Sot me lëshimin e peshqve po mundohemi ta kthejmë ashtu siç duhet Lumin”.
Lumi ‘Lepenc’ sot është pasuruar me një sasi të konsideruar të peshqve./arbresh.info/
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...