Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sot në Tiranë bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim strategjik në mes dy ministrive të Punëve të Jashtme.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se me këtë synojnë që Kosova dhe Shqipëria të zhvillojnë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme, shkruan arbresh.info.
“Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare. Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Se bashku jemi shume me te forte ????
Jashtëzakonisht i lumtur që sot në Tiranë ne kemi nënshkruar marrëveshjen historike për bashkëpunim strategjik mes Ministrive të Punëve të Jashtme që do të bashkojnë dhe afrojë pas 11 vjet pavarësie bashkëpunimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë. Ne synojme të zhvillojmë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme.
Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare. Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb.
I jam mirënjohës Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj qe se bashku kemi marrë këtë hap të madh.
Shqipëria si gjithmonë do të mbrojë interesat e Kosovës, dhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë. Si dy vende, një komb, ne do të përfaqësohemi në të gjithë botën me një zë të unifikuar./arbresh.info

Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit