Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli, ka thënë se figura dhe kontributi i Rugovës mbesin reflektim unik i kulturës dhe orientimit demokratik e perëndimor i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Sot bëhen 13 vjet nga ndarja jonë me Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova, figura dhe kontributi i tij, mbesin reflektim unik i kulturës dhe orientimit demokratik e perëndimor i qytetarëve të Republikës së Kosovës, përderisa urtësia, maturia dhe mençuria e tij prej lideri të përmasave globale, admirohen në të katër anët e botës. Filozofia dhe platforma e Presidentit Historik Rugova, ishte refleksioni më i mirë i sakrificës dhe aspiratave i gjeneratave në këto hapësira, ato po ashtu ishin një manifesto e përmasave universale, e cila shtynte në lëvizje edhe vendimmarrësit dhe vendet më indiferentë ndaj çështjes sonë, e të mos flasim për ato që ishin rreshtuar drejt në krahun tonë. Në respekt dhe lartësim të figurës së Presidentit Historik, ne kemi për obligim që t’i qëndrojmë besnik postulateve të tij, veçanërisht punës, durimit, tolerancës, mirëbesimit, shpresës, gjithmonë në rrugëtim me aleatë, miq, e partnerë. Vende të përparuara demokratike, kanë krijuar qendra të edukimit politik për të rinjtë, dhe unë vazhdoj të besoj se ne duhet ta themelojmë dhe institucionalizojmë një Qendër të Edukimit Politik, e cila do të quhej “Akademia Politike, Ibrahim Rugova”, në fakt e propozojë ta themelojmë sa më shpejtë!”, ka përfunduar Pacolli./arbresh.info/
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...