Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli sot ka realizuar disa takime e ministrin e Mjedisit dhe Planifikmit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, ka treguar se kanë bërë vizitë inspektuese në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica’’, ku u njoftuan me progresin e punëve që janë duke u zhvilluar në këtë projekt. Më pastaj vazhduam agjendën më tutje ku morën pjesë në fillimin e punimeve për realizimin e disa projekteve që do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e më pastaj vizituam edhe shpellën e Gadimes, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikmit Hapësinor z. Fatmir Matoshi dhe Kryetarin e Lipjanit z. Imri Ahmeti, bëmë një vizitë inspektuese në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica’’, ku u njoftuam me progresin e punëve që janë duke u zhvilluar në këtë projekt. Më pastaj vazhduam agjendën më tutje ku morëm pjesë në fillimin e punimeve për realizimin e disa projekteve që do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e më pastaj vizituam edhe shpellën e Gadimes.
Projektet që do të financohen nga Ministria që udhëhiqet nga Fatmir Matoshi janë:
1. “Ndërtimi i shtratit të lumit Magure”
2. “Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë’’
3. “Pastrimi i shtratit të lumit Sllovi – Lipjan”
Në projektin e lumit Sllovi të lartëcekur, kam punuar personalisht deri sa ka marrur miratimin në buxhet dhe per te cilin ndjehem shumë i lumtur që ky projekt po realizohet.
Me respekt,
Islam Pacolli
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic