Kishte futur në gojë një gozhdë për të luajtur, por për shkak të pakujdesisë një qytetar nga Kosova e kishte përpirë të njëjtën. Të tmerruar nga ky rast familjarët e kishin dërguar për trajtim në Klinikën e Otorinolaringologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) në QKUK, Hajdin Thaçi, ka thënë për “Zërin” se rreth 1.880 operacione gjatë këtij viti janë realizuar në këtë klinikë.
Fatmirësisht, sipas tij, asnjëri nga operimet nuk ka përfunduar me fatalitet.
“Në Klinikën e ORL-së në ditë realizohen mesatarisht 15 deri në 20 operacione të llojeve të ndryshme, nga operacionet më të lehta tek ato më të rënda, të cilat janë më voluminoze. Për fat të mirë në këtë vit nuk kemi pasur asnjë rast që është shoqëruar me vdekje në operacion. Konsideroj që operacionet janë kryer me përgjegjshmëri të madhe profesionale, por edhe me përkushtim, që kanë rezultuar me sukses. Lëmi i ORL-së përfshin gamë të gjerë të trajtimeve, kemi trajtim kirurgjik të patologjisë së hundës, të veshit, të fytit dhe të qafës”, ka thënë ai.
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...