Subjektet opozitare në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Por edhe pse koalicioni qeverisës tash e një kohë nuk e ka shumicën në Kuvend, as partitë opozitare nuk e kanë fuqinë e nevojshme për rrëzimin e kësaj Qeverie.
Megjithatë opozitarët thonë se janë duke punuar në këtë drejtim, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.
Tri subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.
Por që të tria janë të pafuqishme në këtë mision, pasi së bashku kanë 58 vota në Kuvend, ndërkohë që për rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit në Kuvend duhen së paku 61 vota.
Sido që të jetë, opozitarët thonë se nuk do të ndalen së kërkuari rrugën për rrëzimin e kësaj Qeverie, madje thonë se do ta intensifikojnë bashkëpunimin për arritjen e këtij qëllimi.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit