Opozita greke ka reaguar fuqishëm ndaj veprimeve të para të qeverisë së re konservator, të Kyriako Mitsotakis, një prej të cilave ishte publikimi i qarkores, me anë të së cilës Ministri i Punës, Janis Vroutsis anuloi dhënien e Numrit të Regjistrit të Sigurimeve Shoqërore tek emigrantët, refugjatët, azilantët dhe fëmijët e pashoqëruar të ardhur nga vendet e treta.
Bëhet fjalë për një vendim të marrë nga qeveria e mëparshme Tsiprasit, e cila duke ju dhënë këtë numër të sigurimeve shoqërore, i lehtësonte gjithë kësaj kategorie njerëzish, të pajisur me leje qëndrimi, mundësinë për tu kuruar, dukë kryer vizitë falas në spitale, si dhe punësim.
“Nuk mund të hyjë kushdo në Greqi”, ka deklaruar Ministri i Ri i Punës, pas këtij vendimi. Ndërkohë opozita greke ka reaguar ashpër edhe për njohjen nga ana e qeverisë Mitsotakis të liderit të opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, si President i përkohshëm , duke e quajtur këtë akt të papërgjegjshëm, që dobëson rolin e Greqisë në BE, si urë për dialog dhe ndërmjetësim me vendet e treta.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...