Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se mbështet Paradën e Krenarisë të zhvilluar sot në sheshin e Prishtinës.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i cilëson si frymëzim të kosovarëve aktivitetet të cilat realizohen në mbështetje të komunitetit LGBTI.
”Jam krenar për t’u bashkuar me shumë të rinj – dhe jo aq të rinj – nga Kosova të cilët dolën për të festuar sot dashurinë dhe lirinë. Mbretëria e Bashkuar është krenare për hapat përpara që kemi bërë për të mbështetur komunitetin LGBT+ atje. Është një frymëzim që kosovarët po bëjnë të njëjtën gjë këtu”.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic