Trendit të aderimeve tek Nisma Socialdemokrate sot iu bashkuan edhe disa anëtarë të rinj.
Degës së kësaj partie në Gjilan iu bashkuan anëtarë të rinj të profesioneve të ndryshme.
Në mesin e të aderuarve ka edhe afarist të suksesshëm nga diaspora, por edhe Gjilani.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se dega e Nismës në Gjilan nga sot është më e fuqishme se sa dje.
“Sot në Degën e Nismës në Gjilan, mirëpritëm disa anëtarë të rinj, në mesin e tyre juristë, inxhinierë, agronomë, sportistë, njerëz të shkencës dhe artit, afaristë të suksesshëm nga diaspora dhe Gjilani, të gjithë të vullnetshëm për të bërë punë të mira për Kosovën dhe Gjilanin. Dega e Nismës në Gjilan nga sot është më e fuqishme sesa dje. Puna dhe sukseset e tyre tregojnë dhe janë garancë se neve po na bashkohen njerëz që dinë të marrin vendime”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
“Ardhjet e reja në vazhdimësi janë dëshmia më e mire se Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit. Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin”, ka shtuar Limaj.
Sevdail Robelli, kryetar i degës së Nismës në Gjilan, tha se ardhja e anëtareve të ri do të kontribuoj në arritjen e objektivave të Nismës në Gjilan.
Ai tha se shumë njerëz të sferave të ndryshme po shprehin dëshire me iu bashku familjes së Nismës Socialdemokrate.
Nisma Socialdemokrate në vazhdimësi ka njoftuar për aderime dhe ardhje të anëtareve të ri në këtë subjekt.

Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...