Një 11 vjeçar i komunitetit rom u gjet i vdekur para një jave në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se u dhunua e më pas u vra brutalisht nga i dyshuari 20-vjeçar që u arrestua më pas nga Policia e Kosovës.
Institucioni i Policisë në këtë rast u akuzua për neglizhencë, pasi që sipas familjarëve ata e kishin paraqitur në polici edhe më herët personin që dyshohet se e kreu krimin.
Lidhur me këto pretendime, tashmë Inspektorati Policor i Kosovës veç se ka nisur hetimet.
Në një përgjigje për lajmi.net, nga IPK kanë bërë të ditur se kanë nisur me grumbullimin e provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast.
Nga Inspektorati Policor thonë se varësisht nga të gjeturat, IPK do të ndërmarrë veprime bazuar në mandatin e saj.
“Inspektorati Policor i Kosovës me të pranuar informacionin lidhur me rastin e vdekjes së dyshimtë të të miturit nga Fushë Kosova, menjëherë ka filluar grumbullimin, shqyrtimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me këtë rast. Varësisht nga të gjeturat IPK do të ndërmarrë veprime bazuar në mandatin e saj”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Megjithatë, nga Policia e Kosovës kanë mohuar të ketë pasur neglizhencë në trajtimin e rastit.
Në një konferencë për media, nga ky institucion është thënë se viktima është dërguar në strehimore, mirëpo se i njëjti ka ikur nga aty.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...