Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është nisur sot për në Hagë aty ku nesër pritet të intervistohet nga dhomat e specializuara si i dyshuar.
Edhe pse nuk ka pranuar të flas para mediave Kryeministri një detyrë Ramush Hardinaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se sot po shkon në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër për të vërtetuar luftën e drejt të UÇK-së, raporton arbresh.info

Ndryshe Kryeministrin në detyrë e kanë përcjellur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, vëllai si dhe djali i vëllait të tij si dhe stadi i tij politik.
Kujtojmë se përveç kryeministrit në detyrë në intervistë si dëshmitar nga dhomat e specializuara janë ftuar edhe Jakup Krasniqi e Bislim Zyrapi ish-shefi i UÇK-së.

Ndonëse pa praninë e mediave i pari që ka marrë fluturimin për në Hagë ishte ish-sekretari i UÇK-së, Jakup Krasniqi./arbresh.info/

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1