Automjetet e tilla janë përdorur vetëm në veri të Kosovës gjatë pothuajse 20 vjetëve të kaluar dhe vlerësohet se numri i tyre është rreth 30% e numrit të përgjithshëm të automjeteve.
Shefi i Drejtorisë së Operacioneve të Policisë në rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policia, që nga mëngjesi i së hënës, po i kontrollon të gjitha automjetet dhe se deri më tani nuk ka konfiskuar asnjë, pasi qytetarët, siç tha ai, po e respektojnë vendimin e policisë.
“U jemi shumë mirënjohës bashkëqytetarëve tanë, të cilët kanë treguar mirëkuptim dhe disiplinë, pasi këto mjete ende nuk janë parë në trafik (sot). Shpresojmë se do të mbetet kështu”, tha Bojiq.
Udhëheqja e komunave në veri të Kosovës, përkatësisht Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, lëshoi një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës tha se e mbështet plotësisht vendimin e policisë ne veri për të ndaluar përdorimin e automjeteve që nuk kanë targë dhe as polisë të sigurimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...